Flash News

E-TJERA

Apeli i At Nikolla Kodheli për Krishtlindje: Të duam njëri tjetrin dhe vendin

Apeli i At Nikolla Kodheli për Krishtlindje: Të duam njëri

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Krishtlindjes, ditën më të shënuar të kalendarit fetar. 

Sot në mëngjes u mbajt mesha në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. At Nikolla Kodheli tha se Katedralja Ortodokse ishte e mbushur me besimtarë, ndërsa drejtoi dhe një apel për të gjithë.

“Urimi im është që të besojmë më shumë tek perëndia. Apeli është të duam njëri tjetrin, të duam vendin dhe të lutemi për të gjithë. Më shumë shpresë dhe dashuri. Të kemi më shumë dashuri në familjet tona dhe ta shprehim këtë dashuri edhe tek të tjerët. Të largohen nga lajmet e tepërta, të kenë shpresë tek Zoti, të përqendrohen te vetja e tyre dhe t’i japin mundësi shoqërisë dhe politikës që të reflektojë, sepse një shoqëri nuk përbëhet vetëm nga njerëz fetarë, por edhe pushtetarë. Shumë të rinj vijnë e pagëzohen dhe bëhen pjesë e kishës. Këtë nuk e shikoj vetëm tek komuniteti ortodoks, por edhe tek komunitetet e tjera”, apeloi ai.

Të fundit