Flash News

E-TJERA

Apeli i Dom Gjergj Metës: Mos provokoni të uriturin! Nevojitet dialog, nesër mund të jetë vonë

Apeli i Dom Gjergj Metës: Mos provokoni të uriturin! Nevojitet dialog,

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta thotë se nuk është moment ii polemikave të aktorëve politikë, ndërsa bën thirrje që në këto momente të vështira, vëmendja të kthehet te shtresat e varfëra.

Ai thotë se këtë kategori qytetarësh e ka kapur paniku dhe tregues, sipas Dom Gjergj Metës është rendja drejt magazinave të miellit apo drejt dyerve të institucioneve të bamirësisë.

Gjithashtu thekson se sot nevojiten burra dhe gra shteti dhe jo heronj të vetëshpallur që mendojnë se do të shpëtojnë kombin me vetëm vizionin e tyre.

Ipeshkvi thotë se është momenti që të pasurit të lëshojnë pe e të mos mendojnë se duhet të fitojnë si në kohë paqeje. Sipas tij, fuqia e një të urituri është shkatërruese dhe nuk duhet provokuar.

Teksa shpreh nevojën për paqe dhe jo për babazi Dom Gjergj Meta, thotë se duhet të jetë koha e dialogut dhe marrveshjes, që nesër të mos jetë vonë.

Të fundit