Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, nuk i kthen celularin Monika Kryemadhit

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, nuk i kthen celularin Monika

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e deputetes së PL, Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros së celularit të saj.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin pasi SPAK i sekuestroi celularin Iphon në lidhje me hetimet për lobimin e LSI-së në SHBA

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Apelt të GJKKO-së.

Kujtojmë se objekti i këtij hetimi janë pagesat e kryera në vlerën 300 mijë USD, nga Ish-LSI, për vizitën e Ilir Metës e Petrit Vasilit në inaugurimin e Donald Trump si president ne 2017.

 

 

Të fundit