Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO pranon pjesërisht ankimet për masat e sigurisë ndaj tre zyrtarëve të policisë

Apeli i GJKKO pranon pjesërisht ankimet për masat e sigurisë ndaj

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar pjesërisht ankimet për masat e sigurisë ndaj tre zyrtarëve të policisë të vënë nën hetim nga SPAK.

Me vendim të shpallur sot, më 9 prill 2025, trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, vendosi të miratojë pjesërisht vendimet e Shkallës së Parë për rastet e Shkëlzen Ruskës, shef i krimeve në Himarë, Ervis Alisinanajt, shef i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, dhe ish-oficerit të policisë, Erdit Hazizajt.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit:

U miratua në tërësi masa e sigurisë “arrest në burg” për Erdit Hazizajn, për dyshimet lidhur me veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe përfshirje në grup të strukturuar kriminal.
Për Shkëlzen Ruskën dhe Ervis Alisinanajn, u miratua masa “arrest në burg” vetëm për akuzat e lidhura me “kultivimin e bimëve narkotike” dhe “grupin e strukturuar kriminal”, ndërsa u rrëzua pjesërisht kërkesa e Prokurorisë për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

 

 


Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Të fundit