Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO rikthen në qeli Ervis Lamin, përfitoi tendera nga kreu i ARRSH

Apeli i GJKKO rikthen në qeli Ervis Lamin, përfitoi tendera nga kreu i

Apeli i GJKKO-së ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, për të cilin Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ervis Lami, administronte firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. Sipas SPAK, Berberi ka përfituar një shumë prej 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk janë investuar në pasuri të paluajtshme.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë: Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Të fundit