Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën për betim, avokati i Belerit: Vendim fashist!

Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën për betim, avokati i Belerit:

Apeli i GJKKO rrëziu sërish kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje për t’u betuar.

Pas vendimit, avokati i Blerit tha për mediat se hapi i radhës është rekursi në Gjykatën e Lartë pasi ky është një element me frymë fashiste.

“Po bëhen shkelje antikushtetuese. Po dhunon të drejtën e zgjedhjeve. Ligji është i qartë, duhet bërë betimi dhe kjo nuk u bë. Ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një element me frymën fashiste.

Arsyetimi nuk na u dha. Që herën e kaluare gjyqtarja na paralajmëroi në fakt, gati e tha vendimin, ndaj bëmë kërkesën për ta përjashtuar.

Janë disa dokumente të falsifikuara. Ditën që u arrestua Beleri kemi një dëshmi me fakte të pavërteta. Beleri nuk është i dënuar në kuptim të ligjit, është i rehabilituar sipas ligjit.”, tha avokati i Belerit.

 

Të fundit