Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi pezullimin nga detyra

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi pezullimin

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka shqyrtuar sot ankimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj masës së sigurisë “pezullim nga detyra”, duke vendosur rrëzimin e kërkesës së saj dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.

Balluku kishte ankimuar masën e caktuar nga GJKKO më 22 nëntor, e cila përfshin pezullimin nga ushtrimi i funksioneve zyrtare.

Sipas vendimit të mëparshëm, gjykata kishte caktuar ndaj saj dy masa sigurie: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” si dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Të fundit