Flash News

E-TJERA

Apeli i GjKKO rrëzon Ballukun, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

Apeli i GjKKO rrëzon Ballukun, lë në fuqi masën e pezullimit

Apeli i GJKKO la në fuqi pezullimin e masës së sigurisë të zv.kryeministres dhe ministres së shkarkuar Belinda Balluku.

Ajo kishte bërë ankimim në Apel kundër vendimit të GJKKO, e cila e pezulloi nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, teksa u akuzua nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Disa javë më parë, Apeli i Posaçëm nuk pranoi shqyrtimin e ankimit, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Pasi kjo e fundit la në fuqi pezullimin e vendimit, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit Rama, Apeli i Posaçëm vendosi ta rihapë sërish.

Çështja u shqyrtua nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.

 

Të fundit