Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, mbetet në fuqi sekuestroja e vilës së bashkëjetueses në Hamallaj

Apeli i  GJKKO rrëzon kërkesën e Ahmetajt, mbetet në fuqi

Ka mbetur në fuqi vendimi i SPAK për sekuestrimin e vilës në Hamallaj të bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Vendimi u dha nga Apeli i Posaçëm i GJKKO. Gjykata arriti në konkluzionin se këto pasuri do të duhet të qëndrojnë të sekuestruar, pasi ka dyshime se ato mund të tjetërsohen.

Seanca në fjalë është zhvilluar në dhomë këshillimi, pra një proces pa praninë të palëve, por mbi bazën e dokumentacionit të depozituar nga përfaqësuesi ligjor i Ahmetajt.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit, ku më datën 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Arben Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari DhimitĽr Lara, sot më datë 26.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 70 akti, datë 12.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.H., E.D., kundër vendimit nr. 137 datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 137, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ankuesit znj. EH. Dhe znj. E.D.

Të fundit