Flash News

E-TJERA

Vendos apeli i GJKKO-së/ Dy vite burg për Adriatik Llallën, pritet arrestimi i ish-kryeprokurorit

Vendos apeli i GJKKO-së/ Dy vite burg për Adriatik Llallën,

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 2 vite burg dhe 5 vjet heqje funksionesh publike Adriatik Lallën. Vendimi i sotme mund të ekzekutohet në çdo moment, pra ish-kryeprokurori mund të arrestohet menjëherë.

Gjykata e Posaçme e dënoi në maj të këtij viti me 2 vite burg dhe 5 vjet heqje funksionesh publike Adriatik Lallën. Ky i fundit akuzohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Llallës i është konfiskuar edhe pasuria, truall dhe një apartament në Durrës. Ai u shpall ‘non grata’ nga SHBA-të me arsye e veprave të korrupsionit në poste publike.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla kërkoi në Apelin e GJKKO-së pafajsinë, por vetë nuk ishte i pranishëm.

Avokati i tij i kërkoi pezullim të dënimit me burg. Ai paraqiti një akt mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.

Edhe në përfundim të seancës së sotme, avokati i tij Sokol Hazizaj tha që Llalla ndodhet në regjim spitalor. Ky i fundit nuk ka marër pjesë në seancat e fundit. Avokati nuk ka bërë me dije nëse Llalla po kurohet këtu apo jashtë Shqipërisë. Ai ka bërë me dije se komunikimin e fundit me klientin e tij e ka patur dy javë më parë.

"Jemi në gjykim të padrejtë. Di që është në regjim spitalor, kaq di. Përgjigjem vetëm për vështrimin penal. Gjykata ka bërë vetëm copy-paste pa konsideruar asgjë nga mbrojtja. Kam folur më Llallën para dy jave", tha avokati.

 Pasuritë e konfiskuara:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Të fundit