Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Lefter Kokës,

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën. Ky i fundit kërkoi zbutje të masës së sigurisë me arsyetimin se nuk paraqiste rrezikshmëri dhe se do të bashkëpunonte me drejtësinë. Seanca zgjati rreth 30 minuta.

Por kërkesa e ish-ministrit është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Koka akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas SPAK, këto vepra penale i ka kryer në kohën kur ishte ministër për inceneratorin e Elbasanit.

Ai u arrestua me 14 dhjetor dhe ndodhet në paraburgim. Koka u padit nga LSI dhe PD, akuzat e së cilave i konsideroi politike. Ai arriti të fitonte mandatin e deputetit më 25 prill me siglën e PS, por dha dorëheqjen vetëm nëntë ditë para mbledhjes Kuvendit të ri.

Të fundit