Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e vettingut

Apeli i GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e vettingut

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e SHkallë së Parë për pafajësi për anëtaren e vettingut në KPK Etleda Çiftja.

Çiftja u hetua për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Fshehje të pasurisë”. Për të SPAK kërkoi 1.6 vite dënim me burg.

Sipas vendimit të Shkallës së Parë rrëzohet pretendimi për akuzë.

“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Të fundit