Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Elbasanit, rrit dënimin për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
Apeli i GJKKO ka shpallur vendimin për inceneratorin e Elbasanit.
Për Lefter Kokën, ka vendosur 10 vite burg që konvertohen në 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Po ashtu, ka shpallur fajtor Alqi Bllakon duke e dënuar me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.
Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.
Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie.
Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin që u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.