Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO shtyn për në 3 dhjetor vendimin për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

Apeli i GJKKO shtyn për në 3 dhjetor vendimin për Emiliano

Pas seancës gjyqësore që ka zgjatur disa orë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë për në 3 dhjetor vendimin për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij

Në seancë pati tensione pasi Gjykata vendosi gjykim pa mbrojtje për Gilmando Danin e Blerim Shullazin.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00", thuhet në vendim. 

Kujtojmë se për Emiliano Shullazin dhe bandën e tij Apeli e ka nisur gjykimin prej dy vitesh.

Shullazi dhe grupi i tij janë dënuar me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies e grupit kriminal.

Të fundit