Flash News

E-TJERA

Apeli i hoqi vulën dhe logon e PD, reagon Basha: Nuk e komentoj vendimin e gjykatës

Apeli i hoqi vulën dhe logon e PD, reagon Basha: Nuk e komentoj vendimin e

Vjen reagimi i Lulzim Bashës, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur sot që logoja dhe vula e Partisë Demokratike t'i kalojë Sali Berishës.

Teksa tha se nuk e komenton vendimin e gjykatës, Basha tha se sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. 

Basha: Të bashkuar për idealet e dhjetorit me të cilat ka lindur PD, sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria sot meriton më mirë, ndaj do bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe nuk kemi pak, që të mos e shpërdorojmë besimin e qindra mijëra demokratëve dhe të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë Nuk e komentoj vendimin e gjykatës, vendimet që do të merren do t’i diskutojmë tani me kolegët.

Vendimet për hapat do t’i diskutojmë, nuk e komentoj vendimin e  gjykatës, do ndjekim hapat ligjorë, të gjitha vendimet do të jenë në përputhje me angazhimin që kemi marrë para shqiptarëve. Unë s’e kam ndjerë asnjëherë veten ndryshe për shkak të titujve apo ofiqeve, ajo që më lidh me njerëzit nuk është logoja por përkushtimi për një Shqipëri më të mirë.

Të fundit