Flash News

E-TJERA

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën, ish-kreu i ARRSH mbetet në qeli

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën, ish-kreu i ARRSH

Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën e ish kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi për ndryshim të masës së sigurisë.

Berberi kërkoi masë më të lehtë se ajo e ‘arrestit në burg’, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Saida Dollani.

Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Të fundit