Flash News

E-TJERA

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë, por pezullon burgun

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-zyrtarët e

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për ish-drejtoreshën e “Tirana Parking”, Eglantina Zere, si dhe për katër zyrtarë të tjerë, Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati, duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Për këtë vepër, secili prej tyre është dënuar me 9 muaj burg, dënim i cili u ul me një të tretën në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, duke përfunduar në 6 muaj burg për secilin.

Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare për të gjithë të pandehurit.

Ndërkohë, Apeli i GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e zëvendësuar atë me shërbim prove për një periudhë 12 mujore për secilin prej të dënuarve.

Të fundit