Flash News

E-TJERA

Apeli rivendos në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës

Apeli rivendos në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës
Adriatik Llalla

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i përket dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pasuritë e këtij të fundit mbeten në sekuestro. Llalla akuzohet për “fshehjen dhe mos deklarimin e pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg.

Pasuritë e sekuestruara:

- Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

- Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

- Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Të fundit