Flash News

E-TJERA

Apeli rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë, lë në fuqi dënimin me 21 vite burg

Apeli rrëzon kërkesën e Izet Haxhisë, lë në fuqi

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë dhe ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Haxhia ankimoi vendimin pranë Gjykatës së Apelit dhe kërkoi kthimin e çështjes për rigjykim. Haxhia u dënua me 21 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, ish-truprojën e tij Besim Çerja dhe plagosjen e truprojës tjetër Zenel Neza.

Ngjarja ndodhi në 12 shtator të vitit 1998.

“Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 314, datë 11 shkurt 2022 kishte  vendosur:

– Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Të fundit