Flash News

E-TJERA

Apeloi vendimin, kur do të mbahet seanca për Thoma Gëllçin

Apeloi vendimin, kur do të mbahet seanca për Thoma Gëllçin

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka ankimuar vendimin e arrestimit të tij në Apelin e GJKKO-së. Është përcaktuar data 29 tetor për të shqyrtuar kërkesën e Gëllçit.

Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani. Thoma Gëllçi akuzohet për veprën penale "shpërdorim detyre".

Ai u arrestua më datë 8 tetor së bashku Ervin Murajn, Alban Malavecin dhe Julian Tapian.

Sipas SPAK, Thoma Gëllçi ka kryer shkelje ligjore në procedurën e tenderit  për “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë, të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Të fundit