Flash News

E-TJERA

Aplikacioni i krimit "Matrix", Lala; Gjuha shqipe ndër më të përdorurat

Aplikacioni i krimit "Matrix", Lala; Gjuha shqipe ndër më

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi platformën "Matrix", e projektuar nga kriminelët për t’u përdorur në botën e krimit.

E çmontuar nga Europol, deri tani janë arritur të deshifrohen mesazhe të koduara të shkëmbyera nga përdoruesit e platformës, të cilat përfshinin edhe gjuhën shqipe. 

E ftuar në MCN TV, Lala tha se sipas informacioneve zyrtare nga Europol, gjuha shqipe është ndër më të përdorurat.  

"Kam bërë një kërkesë zyrtarë në Europol. Janë përgjigjur për dhjetë minuta. Kanë konfirmuar se shqipja është mes gjuhëve të përdorura. Rasti po drejtohet nga autoritetet franceze dhe hollandeze. Matrix është përgjuar vetëm në tre muajt e fundit. Janë kopjuar të dhëna që mund të konsiderohen të ligjshme, vetëm tre muajt e fundit. 

Për herë të parë është zbuluar nga autoritetet hollandeze në vitin 2021. U vra një gazetar hollandez dhe u arrestuan disa persona. Në telefonin e njërit prej te arrestuarve u zbulua ky aplikacion por ishte i koduar. U desh bashkëpunim me francezët dhe task forcën e Europol për të dekriptuar aplikacionin. Të dhënat e ligjshme janë mbledhur vetëm në tre muajt e fundit.

Varet edhe nga qëndrimi që do të mbajë gjykata. Në muajt e fundit janë 2.3 milionë mesazhe.

Ka një ndryshim me SKY që është përgjuar që në ditën zero dhe janë konsideruar të ligjshme si indicie që të çojnë te prova. Ndërkohë, Matrix, është detyrë e autoriteteve. Nuk ka ende një proces hetimor që të lidhet me Matrix.

Ky është me një program kompleks, më kompleks sesa SKY. Ka dashur më tepër kohë për tu çkoduar. Ka një pagesë të konsiderueshme, 400 euro muaji. Gati 3500 euro viti për abonimin. Pra përdoret nga njerëz me mundësi financiare. Platforma që ishte ndërtuar, shumë komplekse, kanë kapur 40 servera. Se cili do të jetë qëndrimi i autoriteteve, mbetet për t’u parë.  

Kam komunikuar me email edhe me Eurojust, që thotë se ka mbështetur autoritetet franceze dhe hollandeze, por nuk japin detaje.

Këtu te ne pastaj flitet për teori konspirative dhe është abuzim mediatik", tha Lala. 

Të fundit