Flash News

E-TJERA

Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, zyrat e ‘IdentiTek’ të hapura edhe 2 të shtunat e ardhshme

Aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta, zyrat e

 Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, datë 19 dhe 26 gusht.

“Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni. Kuponët i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

 

Të fundit