Flash News

E-TJERA

Aplikimi për viza, ambasada amerikane apel qytetarëve: Shmangni agjencitë

Aplikimi për viza, ambasada amerikane apel qytetarëve: Shmangni

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një thirrje për qytetarët shqiptarë që kërkojnë të aplikojnë për vizë amerikane.

Ambasada ka këshilluar qytetarët të shmangin përdorimin e agjencive apo të ashtuquajturve “agjentë vizash” dhe të bëjnë vetë aplikimin për vizë.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para – shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e ShBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e ShBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”, shkruan ambasada.

 

Të fundit