Flash News

E-TJERA

Aplikimi për vizë në Amerikë, ambasada njofton ndryshimin që hyn në fuqi nga 2 shtatori

Aplikimi për vizë në Amerikë, ambasada njofton ndryshimin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se nga data 2 shtator 2025, të gjithë ata që aplikojnë për viza jo-emigruese, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ambasada sqaron se nga ky ndryshim preken edhe ata që kërkojnë rinovim. 

"Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Për më shumë informacion, vizitoni: http://bit.ly/3J8LncS", shkruan ambasada e SHBA. 

Aplikimi për vizë në Amerikë, ambasada njofton ndryshimin

Të fundit