Flash News

E-TJERA

“Arben Ahmetaj ka përfituar azil politik në Zvicër”

“Arben Ahmetaj ka përfituar azil politik në Zvicër”

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përfituar azil politik në Zvicër.

Ky fakt është bërë i ditur nga ekspertja e ekonomisë, njëherësh koordinatore e luftës kundër korrupsionit në PL, Brisida Shehaj teksa ishte e ftuar në Syri tv.

Ajo deklaroi se edhe intervista me gazetarin Çim Peka i cili pritet të transmetohet nesër mbrëma është dhënë me miratimin e autoriteteve ligjzbatuese që i kanë dhënë edhe azilin politik, Arben Ahmetajt.

‘Arben Ahmetaj humbi mandatin e deputetit, dhe automatikisht bie dhe pasaporta. Arben Ahmetaj, që nuk ka nevojë Çimi të njoftojë SPAK, sepse të garantoj, se kur përfitohet azili politik, që ka përfituar Arben Ahmetaj, njoftohet dhe shteti.

Azili politik nuk është si të fitosh gjyqin në Strasburg. Azili politik, ai që e fiton dhe që e ka marrë ka dhënë disa letra atje.

Azil politik ka marrë Arben Ahmetaj dhe Adriatik Llalla. Pra po flasim për ish-kryeprokurorin e vendit, që di çdo zullum se çka bërë çdo pushtetar i këtij vendi, dhe Arben Ahmetaj, zv/kryeministri i këtij vendi, njeriu më i pushtetshëm, njeriu më fajtor për bërjen e shumë zullumeve.

Por mbi të është gjithmonë Edvini që përfitonte bashkë me të.

Ato shërbimet që përmendin këta rilindasit janë pjesa kryesore që ti merr azilin politik. Për mua dhe intervista e dhënë nuk mund të ketë ndodhur pa miratim, nga autoriteti që ka lëshuar azilin politik. Ka disa kushte azili politik’, tha Shehaj.

Të fundit