Flash News

E-TJERA

Arben Kraja drejt largimit nga kreu i SPAK, KLP thirrje prokurorëve për të aplikuar

Arben Kraja drejt largimit nga kreu i SPAK, KLP thirrje prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur me përgatitjet për të gjetur pasuesin e Arben Krajës në krye të Prokurorisë së Posaçme, pasi në dhjetor ai duhet të dorëzojë detyrën.

Ndërsa në vend të tij pritet të emërohet një emër tjetër, KLP ka hapur zyrtarisht garën dhe u bën thirrje prokurorëve të që janë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të kandidojnë, ndërsa rendit edhe kriteret që duhet të përmbushin.

Njoftimi i plotë:                                                                                          

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI PËR POZICIONIN E DREJTUESIT TË PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar
Datë 19.09.2022 Bazuar nё nenin 148/dh, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 52 pikat 5, 6, 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e pozicionit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë iu bën thirrje të gjithë prokurorëve që janë të emëruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të kandidojnë duke paraqitur një platformë kandidimi (font “Times Neë Roman”, madhësia 12).

Platforma ndër të tjera duhet të përmbajë dhe të shoqërohet sipas rastit nga dokumentacioni që provon:
a. Eksperiencën në ndjekjen e çështjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar;
b. Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;
c. Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative;
d. Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike, dhe ndërveprim me median;
e. Aftësitë në drejtimin efektiv të burimeve njerëzore;
f. Vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv;
g. Imazhin publik të karrierës së tij/saj si prokuror;

Kandidatët që dëshirojnë të shprehin interesin për pozicionin vakant duhet të paraqesin platformën dhe dokumentacionin shoqërues brenda datës 02.11.2022, ora 24:00.

Platforma e kandidimit bashkë me dokumentacionin shoqërues duhet të paraqitet në rrugë postare ose dorazi pranë zyrës së protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, ky dokumentacion mund të paraqitet i skanuar në formatin “.pdf” në rrugë elektronike, në adresën: [email protected].

 

Të fundit