Flash News

E-TJERA

Arben Malaj: Nuk ndodh kurrë që ministri i Financave të marrë vendime pa dijeninë e kryeministrit

Arben Malaj: Nuk ndodh kurrë që ministri i Financave të

Ish ministri i Financave, Arben Malaj komentoi akuzat në adresë të ish-zv.kryeministrit dhe ish ministrit, Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve. 

I ftuar në "A Show" në Syri Tv, Malaj tha se nuk ka asnjë mënyrë të ndodhë që ministri i Financave, në këtë rast Ahmetaj, të ketë marrë vendime apo të ketë vepruar pa dijeninë e kryeministrit

Në argumentimin publik që bën Rama që gjithësecili të mbajë përgjegjësi vetë, nuk është i saktë. Ai duhet këshilluar që gjëja e parë që duhet të bëjë kryeministri kur i dalin disa ministra, drejtorë, gjëja e parë është t'i kërkojë falje publikut, çështja penale është tjerë gjë, sa kohë s'ka vendim nga gjykata të formës së prerë, quhet i pafajshëm. 

Nëse Ahmetaj ka thënë po në shkelje të ligjit nuk i mbron ata nga përgjegjësia ligjore. Kur ulesh në atë karrige duhet ta mendosh mirë se i pari që mban përgjegjësi është ministri i linjës”, tha Malaj.

 

Të fundit