Flash News

E-TJERA

Arben Ristani në garë për KQZ-në, nesër mbyllet afati për Komisionin Rregullator

Arben Ristani në garë për KQZ-në, nesër mbyllet afati

Nesër është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për anëtarë të Komisionit Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Procesi përfshin plotësimin e pesë pozicioneve vakante, pasi më 5 tetor u përfunduan mandatet e anëtarëve aktualë dhe Kuvendi shpalli zyrtarisht vendet bosh.

Deri më tani, janë dorëzuar disa kandidatura, mes tyre: Elga Vugaj, Dritan Cakaj, Ilirjana Nano, Shkëlqim Sulaj, Juliana Hoxha dhe Arben Ristani. Kandidaturat do të shqyrtohen nga një Komision i Posaçëm, i cili do të verifikojë dokumentacionin dhe përmbushjen e kritereve ligjore.

Ka mundësi që afati të zgjatet me një ditë, për të përfshirë edhe aplikimet që janë dërguar me postë. Pas shqyrtimit, lista përfundimtare e kandidatëve që do të marrin “dritën jeshile” do t’i kalojë Kuvendit për votim në seancë plenare.

Risia në këtë garë është rikthimi i Arben Ristanit, ish-kryetar i KQZ-së. Një përzgjedhje e mundshme e tij pritet të ngjallë diskutime dhe debate mbi procesin ligjor dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit