Flash News

E-TJERA

Arbër Hoxha drejt transferimit në Poloni, 5 milion euro në lojë

Arbër Hoxha drejt transferimit në Poloni, 5 milion euro në

Anësori i Dinamos dhe i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, është në prag të një transferimi historik në Poloni.

Sipas burimeve nga Widzew Łódź, klubi i Premier League polake ka zhvilluar negociata të avancuara për të sjellë 24-vjeçarin, i cili shënoi golin e rëndësishëm kundër Polonisë në gjysmëfinalen e play-off të Kupës së Botës të enjten e kaluar.

Thuhet se është arritur një marrëveshje paraprake midis klubit polak, Dinamos dhe vetë lojtarit, me një vlerë transferimi që llogaritet rreth 5 milionë euro. Megjithatë, finalizimi i marrëveshjes varet nga qëndrimi i Widzew Łódź në elitën e futbollit polak në sezonin e ardhshëm.

Në rast realizimi, ky do të jetë një nga transferimet më të shtrenjta dhe më të profilit të lartë të një futbollisti shqiptar drejt një klubi jashtë vendit.

Të fundit