Flash News

E-TJERA

Pa mbushur 24 orë, Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK 'vullnetarisht'

Pa mbushur 24 orë, Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga paraqitja e tij në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, është drejtuar sërish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Një ditë më parë ai deklaroi se kishte shkuar në SPAK vullnetarisht. Veliaj pritet t'i dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte pyetur, Veliaj deklaroi: “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”.

Të fundit