Flash News

E-TJERA

Ardi Veliu jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ardi Veliu jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i

Pas zërave për largimin e tij nga detyra, tashmë gjithçka është zyrtare. Ardi Veliu jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar letrën e dorëheqjes së Veliut.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Në letrën e dorëheqjes, Veliu thekson se shkak i këtij vendimi është përkushtiumi ndaj familjes, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të marrë të tjera detyra në polici në të ardhmen.  

Ardi Veliu jep dorëheqjen si Drejtor i Përgjithshëm i

Nuk dihet nëse kjo lëvizje e tij erdhi pas ngjarjes në Lezhë, ku mbeti i vrarë një efektiv policie gjatë një operacioni anti-kanabis.

Ndërsa një ditë më parë një avion sportiv u rrëzua në Vermosh dhe ende nuk janë zbardhur shkaqet apo personat që ndodheshin në të, si dhe në mbrëmje Elbasani u trondit nga një tjetër ngjarje kriminale ku mbetën të vrarë në një atentat me armë zjarri dy persona me precedentë të mëparshëm penale, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Kujtojmë se shkarkimi i Veliut është kërkuar disa herë, një prej tyre kur ndodhi vrasja e Klodian Rashës më 8 dhjetor të vitit të kaluar. 25 vjeçari u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.

Këto dhe ngjarje të tjera kanë sjellë reagime të shumta, ku është kërkuar largimi i Drejtorit të Policisë, por kjo nuk ka ndodhur më herët.

Kujtojmë që javën e parë të korrikut, kryeminsitri Edi Rama i vendosi 100 ditë afat drejtuesve të Policisë së Shtetit që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda uniformave blu, që bashkëpunojnë me krimin.

Ai kërkoi që uniformat blu të jenë në tjetër nivel. Rama tha më tej se çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

Të fundit