Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Ardi Veliu-drejtuesve të policisë vendore: Qëndrimi në detyrë varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim
Janë zbardhur detajet nga mbledhja e sotme e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me drejtuesit e drejtorive policore në vend dhe shefat e komisariateve.
Sipas burimeve zyrtare kjo mbledhje është zhvilluar duke u nisur nga ngjarjet e fundit në kriminale në vend dhe në fokus të diskutimit kanë qenë parandalimi i ngjarjeve kriminale, i kultivimit të kanabisit dhe ndërtimeve pa leje.
Sipas policisë, Veliu ka kërkuar prerë e qartazi drejtuesve të policisë vendore, reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.
Ai ia u ka bërë të qartë se qëndrimi i tyre në postet drejtuese do të varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim.
"Të rritet efikasiteti i veprimeve për parandalimin e kultivimit të kanabisit në territor, duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët që ligji i ngarkon me përgjegjësi dhe të ushtrohet kontroll i përditshëm i territorit duke përdorur dronët, si dhe duke marrë të dhënat nga monitorimi ajror i GdF-së.
Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, por sidomos në zonat bregdetare, zonat urbane dhe ato të mbrojtura, të veprojnë me tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje duke proceduar me arrestimin e atyre që kryejnë këto ndërtime.
Qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i secilit prej drejtuesve të strukturave vendore do varet nga reagimi i strukturave që keni në menaxhim, nga rezultati i parandalimit të veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo do shfaqet”, theksoi drejtori i PSH.