Flash News

E-TJERA

Ardian Çapja kërkon lirinë, akuza politikës: Në masakrën e familjes sime u përfshinë ata që donin të mbanin pushtetin

Ardian Çapja kërkon lirinë, akuza politikës: Në

Ardian Çapja kërkon të shapllet i pafajshëm. Përveç avokatëve të tij, Çapja ka dërguar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm.

Çapja argumenton se tre autorë, përfshirë dhe politika, janë përfshirë në masakrën e familjes së tij. Çapja hedh akuza se edhe avokati Ravik Gurra është vrarë pikërisht për shkak të informacioneve dhe materialeve që kishte në disponim.

“Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time e po ashtu edhe politika. Ata që donin të mbanin pushtetin dhe ato që donin të siguronin vota. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për informacioneve që dispononte”, deklaron Çapja në material.

Të fundit