Flash News

E-TJERA

Arian Çani: Në Shqipëri liderët që japin dorëheqjen janë të rrallë, Basha nuk hyn tek ata

Arian Çani: Në Shqipëri liderët që japin

Gazetari Arian Çani komentoi duke thënë se edhe pse nuk e sheh si fajtor, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen.

Sipas tij, kreu aktual i PD-së është një djalë që lufton, por në kushtet e stome kushdo që të ishte duhet të ikte. Sipas Çanit, Basha mund të rikandidonte më vonë pas një periudhe kohe.

Arian Çani: Ti e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri, shumë rrallë ka ndodhur që liderët të japin dorëheqjen, mund t’i numërosh, janë me gishta, Lul Basha nuk hyn tek ata, unë mendoj që duhet ta jepte edhe pse mund të mos jetë faji i tij që këto zgjedhje nuk i fitoi.

Por edhe nëse nuk është fajtori, unë mendoj që duhet ta jepte dhe mund të rikandidonte më vonë pas një periudhë kohe, s’ka rëndësi sepse ai nuk është dënuar, Basha është një djalë i mirë në thelb dhe djalë që lufton, por problemi është që në kushtet aktuale, kushdo që të ishte duhet të ikte, pse futesh në një garë të pabarabartë? Kur ti vetë e ke thënë siç e kanë thënë edhe këta rivalët e tjerë që listat e anëtarësisë, minimumi duhet t’i kishit, nuk i keni. Është e vërtetë që ti i ke dhe të tjerët nuk i kanë?

Të fundit