Flash News

E-TJERA

Arian Starova: Berisha është faktor i opozitarizmit, ‘non-grata’ një gabim që SHBA nuk e pranon

Arian Starova: Berisha është faktor i opozitarizmit,

Kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat dhe njëherazi aleati i PD, Arian Starova, teksa komentoi propozimin e fundit të aleatëve për krijimin e një federate të opozitës, foli edhe për kryedemokratin Sali Berisha

I ftuar në A2 CNN, Starova u shpreh se Berisha është në kontakt të vazhdueshëm, me faktorin ndërkombëtar në Evropë dhe Amerikë. Ai theksoi se non-grata është një gabim që një shtet i madh si SHBA-të, nuk e pranon.

Starova nënvizoi se Berisha është faktor i opozitarizmit dhe në asnjë mënyrë nuk është i korruptuar.

“Berisha është ai që është, njeri me shumë përvojë e dije. Është histori e gjallë e gjithë opozitarizmit në Shqipëri.  Ndoshta Berisha vetë ka idera të tjera pasi është njeriu që e njeh shumë mirë situatën, gjendjen politike dhe atë se çfarë duhet bërë. Mos të harrojmë diçka, Berisha është vazhdimisht, përkundër asaj që duket dhe komentohet sidomos me të keqe nga krahu i majtë, është vazhdimisht në kontakt dhe lidhje me faktorin ndërkombëtar në Europë dhe në Amerikë, në çdo lëvizje që bën. Ne do të presim idetë interesante që mund të ketë.

Non-grata është një gabim që është bërë dhe një shtet i madh, ashtu si një njeri i fortë nuk i pranon gabimet. Berisha me të mirat dhe këqijat që ka është simbol i opozitarizmit. Ai ka rolin e tij, ka bërë gabime, pa diskutim i ka pranuar edhe vetë. Por në asnjë mënyrë nuk është i korruptuar dhe nuk është i korruptuar, njeri që është përpjekur të vrasë kundërshtarë etj..., që janë absurditet që s’duhet t’i besojë askush”, tha Starova.

Të fundit