Flash News

E-TJERA

Çarja e murit të hidrocentralit Sasaj shkakton, shkakton përmbytje në Lukovë dhe Bunec

Çarja e murit të hidrocentralit Sasaj shkakton, shkakton

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hidrocentralin Sasaj në Bunec, ku muri rrethues i ujëmbledhësit është çarë, duke shkaktuar përmbytje masive në fshatrat Lukovë dhe Bunec.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, përmbytjet kanë dëmtuar rëndë 12 biznese turistike dhe nënstacionin elektrik që furnizon me energji elektrike zonat e Lukovës dhe Borshit. Për pasojë, të dy zonat janë pa energji elektrike, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët dhe bizneset lokale.

Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë për shkak se alternativa e furnizimit me energji nga nënstacioni i Kuçit është e pamundur. Kjo për shkak se para një muaji është hequr nënstacioni portabël që i ishte vënë në dispozicion Borshit gjatë sezonit turistik.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren, por situata mbetet kritike, ndërsa kërkohen zgjidhje të menjëhershme për rikthimin e energjisë dhe zbutjen e pasojave të përmbytjes.

Të fundit