Flash News

E-TJERA

Arjan Çani flet për lidhjen fisnore të Ramës me ministrin e Jashtëm grek: Janë kushërinj nga nëna, Dendias kishte mbiemrin Dede

Arjan Çani flet për lidhjen fisnore të Ramës me ministrin


Gjatë diskutimit për takimin e sotëm mes ministrit grek Nikos Dendias dhe kryeministrit Edi Rama, në "Open" u fol edhe për origjinën shqiptare të Dendias. Gazetari Arjan Çani tregoi se në fshatin Vuno të Vlorës, thonë se Rama dhe Dendias kanë lidhje farefisnore.

"Ministri i Jashtëm grek Dendias është shqiptarë me orgjinë nga Vunoi. Ka lajme që qarkullojnë në mediat ku tregojnë se Dendias është nga fshati Vuno dhe familja e tij ka pasur mbiemrin Dede. Madje të vjetrit në këtë fshat tregojnë se Rama e ka kushëri, pasi e mamaja e tij është nga Vunoi", tha Çani.

Gjithashtu shtoi se, "Rama ka kaluar një pjesë të madhe të rinisë në Greqi, në Korfuz, Rama flet dhe greqisht. Ai flet greqisht. Nuk flet turqisht, besoj aty dinë fjalën kazan dhe ejvallah, por zemra i rreh nga Turqia", deklaroi Çani.

Të fundit