Flash News

E-TJERA

Arjan Harxhi në Turqi me Covid, bashkëshortja: Shpenzimet i ka mbuluar familja, asgjë nga shteti!

Arjan Harxhi në Turqi me Covid, bashkëshortja: Shpenzimet i ka mbuluar

Të shumtë kanë qenë bluzat e bardha që janë prekur nga Covid-i, dhe janë drejtuar drejt Turqisë për një trajtim më të specializuar.

Lajmi se nga Covid-19 u prek edhe Arjan Harxhi një prej mjekëve infeksionist në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe që prej kohësh drejtonte edhe spitalin Covid3, solli shqetësim jo vetëm për bluzat e bardha, por edhe familjarë e të afërt.

Harxhi u nis për në Turqi, ku edhe po kurohet aktualisht. Ndërkohë pas lajmeve të shumta në media se mjeku ishte dërguar në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë, ka reaguar Erjona Shehu, bashkëshortja e tij.

Erjona Shehu bën me dije se të gjitha shpenzimet i ka mbuluar familja, dhe se "në asnjë moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptarë".

 Reagimi i plotë:

Te nderuar miq!

Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

Të fundit