Flash News

E-TJERA

Arkitekt: Shembën Teatrin dhe ndërtesën e ATSH-së, ka humbur kujtesa e Tiranës

Arkitekt: Shembën Teatrin dhe ndërtesën e ATSH-së, ka humbur

Arkitekti Orhan Sakiqi ngre shqetësimin se vitet e fundit ka humbur kujtesa kolektive për Tiranën.

Duke folur në një takim ku i pranishëm ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha, arkitekti u ndal në dy shembuj konkretë, shembja e Teatrit Kombëtar dhe ndërtesa e ATSH-së.

Duke ardhur këtu mu kujtua një shprehje e Umberto Ecos: Civilizimi i qytetit varet nga kujtesa, e atij qyteti, dhe pastërtia e atij qyteti. Fatkeqësisht këto vitet e fundit është humbur kujtesa kolektive.

Unë do të flas për dy shembuj klasikë. I pari është Teatri Kombëtar. Këta (komunistët) shpikën teorinë e rrezik-shembjes. Teatri Kombëtar rrezik-shembje. Ne, inxhinierë e arkitektë firmosëm një deklaratë se nuk është në rrezik shembje. Por në një natë të errët këta e shkatërruan.

Një tjetër objekt është ndërtesa e ATSH-së. Unë flas për këtë sepse kam qenë bashkautor me Maks Velon. Ai arkitekt dhe unë konstruktori. Edhe ajo u prish me rrezik-shembje. U mundova tu shpjegoj se ishte betonarme dhe ishte e para kullë e ndërtuar në vitin 1967”, u shpreh Orhan Sakiqi.

Të fundit