
Flash News
Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
Politiko 'zbardh' listat e Bashës në 12 qarqe/ Ja kandidatët për 25 prillin; shumica ‘zgjidhje politike’
Profile të paautorizuara të ‘kapitenëve’ të LSI: nga ‘idioti i dobishëm’ te ‘Peço i çarçafëve’
Kë do të mandatojë pas zgjedhjeve? Përgjigjet Meta; Komenton rezolutën e PE-së për Shqipërinë
Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës
Arkitekti denoncon me foto: Pse po dëmtohet seriozisht minarja e xhamisë së Et'hem Beut në qendrën e Tiranës
Astrit Seranaj, arkitekti dhe një nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit denoncon me foto se si po dëmtohet minarja e xhamisë së Et'hem Beut në qendrën e Tiranës.
Në një reagim në rrjetet sociale, arkitekti shkruan se dëmtimi nuk ka ardhur si pasojë e lëkundjeve të tërmetit të një viti më parë, por prej punimeve që janë kryer dhe po kryhen tek zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et'hem Beut.
Denoncimi:
Megjithëse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detaj për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit.(shih fotot e projektit).
-Nuk është as pasojë e lëkundjeve të tërmetit të një viti më parë. Nëse do të qe kështu do të ishin marr masa të menjëhershme sepse dëmtimi është shumë serioz dhe kërkon ndërhyrje emergjente.
-E gjitha është pasojë e punimeve që janë kryer dhe po kryhen tek zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et'hem Beut..
-Ndërhyrja me mjetet e rënda për realizimin e katër kateve nëntokë me pilotë kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.
Ky është shkaku
-Ja përse zona historike nuk duhej të reduktohej, për t'iu hapur rrugë në këtë mënyrë ndërtimit të kullave shumëkatëshe pranë monumenteve të kulturës..
-Ja përse reduktimi i zonës historike pa një raport tekniko -shkencor nga këshilli kombëtar i restaurimit, siç e përcakton ligji sjellë këto pasoja të pariparueshme.
-Dhënia e lejeve me firmë të Kryeministrit për të ndërtuar kulla me parat e mafies në zonat e mbrojtura shkatërron trashëgiminë dhe monumentet tona historike.
Ky është një krim i pafalshëm.
Dikush duhet të mbaj përgjegjësi, dhe të ndëshkohet për këtë.
Shënim: Xhamia e Et'hem Beut gëzon statusin "Monument Kulture kategoria e l. shpallur më 17 mars 1948.
Ditari politik





Të fundit

Aeroportet e Ramës, ironia e Fugës: Do popullohet ajri, vu tajaret nëpër re
5 Mars 2021, 22:44
Ftesa në PS, Balla: Najda Çomo përfaqëson të gjithë mjekët dhe infermierët
5 Mars 2021, 22:38

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Shkullaku: Në politikë gjithçka ndodh
5 Mars 2021, 21:55

Denoncimi i pacientit nga spitali Covid: Më japin vetëm një panine në ditë
5 Mars 2021, 21:23
Bozo tek listat e PS, Haxhinasto: Është pozitive, por shoh edhe një problem
5 Mars 2021, 21:15


OBSH planifikon të heqë dorë nga hetimet për origjinën e Covid-19 në Kinë
5 Mars 2021, 20:54


Si konsumimi i orizit i ndihmon japonezët që jetojnë kaq gjatë
5 Mars 2021, 20:24



