Flash News

E-TJERA

Armando Broja drejt Burnley-t, sulmuesi pritet të firmosë kontratën 5-vjeçare

Armando Broja drejt Burnley-t, sulmuesi pritet të firmosë

Burnley është në bisedime të avancuara për të nënshkruar një marrëveshje të përhershme me sulmuesin e Chelsea-t, Armando Broja.

Një marrëveshje e gjerë është arritur midis klubeve, por 23-vjeçari ende nuk e ka dhënë dritën jeshile për transferimin, me një kontratë pesëvjeçare në tavolinë.

Broja është i etur për një transferim në Turf Moor, por transferimi nuk pritet të kryhet deri në fillim të javës së ardhshme.

Burimet thonë se transferimi mund të kushtojë deri në 20 milionë paund, por çmimi i saktë nuk është konfirmuar.

Broja u bashkua me akademinë e Chelseat në vitin 2009 dhe nënshkroi marrëveshjen e tij të parë profesionale me ta në vitin 2020.

Të fundit