Flash News

E-TJERA

Armando Broja është zyrtarish lojtari më i ri i Burnley-t

Armando Broja është zyrtarish lojtari më i ri i Burnley-t

Sulmuesi shqiptar Armando Brojës ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë pesëvjeçare në ‘Turf Moor’, duke u transferuar nga Chelsea te Burnley. 

“Është një moment shumë pozitiv të bashkohem me këtë klub para fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier. Nuk mund të pres të nis”. 

“Ndihem mirë, jam gati dhe i entuziazmuar për sfidën e të luajturit për këtë klub. Mund të ndjej tashmë mbështetjen e tifozëve të Burnley”. 

“Mund t’ju them se do të jap gjithçka sa herë të vesh këtë fanellë”, ka thënë Broja pas prezantimit.  Broja kaloi sezonin 2024/2025 në huazim te Evertoni, ku luajti në 13 ndeshje, dy prej të cilave për ekipin nën-21 vjeç. 

Të fundit