Flash News

E-TJERA

Armando Broja titullar për herë të parë këtë sezon me Evertonin, gati për sfidën ndaj Nottingham

Armando Broja titullar për herë të parë këtë sezon

Armando Broja do të luajë si titullar për herë të parë këtë sezon në radhët e Evertonit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është zgjedhur nga trajneri Sean Dyche për sfidën e Premier League ndaj Nottingham Forest, që nis sot në orën 16:00.


Kjo zgjedhje vjen pas paraqitjes së tij pozitive në ndeshjen ndaj Manchester City-t, e cila duket se ka bindur trajnerin për t’i dhënë më shumë minuta.


Për Brojën, kjo është një mundësi e artë për të treguar aftësitë dhe për të bindur stafin teknik me performancën e tij, ndërsa synon t’i shpërblejë trajnerit besimin e dhënë me një gol.


Tifozët shqiptarë dhe ata të Evertonit presin me interes paraqitjen e sulmuesit, që shpreson të lërë gjurmë në këtë sfidë.

Të fundit