Flash News

E-TJERA

Armando Broja zyrtarisht pjesë e Fulham

Armando Broja zyrtarisht pjesë e Fulham

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armandi Broja  ka nisur një aventurë të re tek Fulham

Lajmin e ka konfirmuar dhe vet eksperti i merkatos Fabrizio Romano, i cili njofton transferimin e shqiptarit.

Sa i takon shifrave të transferimit, Blutë e Londrës do të përfitojnë rreth 5 milionë euro për huazimin e lojtarit.  22-vjeçari vjen nga një periudhë delikate dhe tashmë në “Craven Cottage” do të ketë mundësi të tregojë veten.

Me interes të madh pritet të shihet sesi do përshtatet Broja në skemat e trajnerit portugez, Silva Marco, i cili insistonte prej ditësh për afrimin e tij. Nuk dihet nëse lojtari kuqezi do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e datës 3 shkurt, atë ndaj Burnley për kampionat në Turf Moor (Burnley).

Të fundit