Flash News

E-TJERA

Arsenal armësh në shtëpinë e Vis Martinajt, por asnjë i shoqëruar nga operacioni

Arsenal armësh në shtëpinë e Vis Martinajt, por asnjë i

Policia e Shtetit në bashkëpunim me RENEA, Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe FNSH zhvilloi një operacioni për rreth 5 orë në banesën e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij.

Pas përfundimit të aksionit, polica deklaroi përmes një njoftimi se kishte sekuestruar një arsenal armësh, municioni luftarake të fshehura në koshered e bletëve, uniforma policia dhe sende të tjera të jashtëligjshme.

“Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar në SPAK, për vepra të rënda penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal, ushtruan kontroll në banesat e shtetasve: E. M., F. M. dhe R. M.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sendet e mëposhtme:

• 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme”, njoftoi policia.

Megjithatë, asnjë person nuk u shoqërua pavarësisht arsenalit me armë që u gjet na banesat e Martinajve. Në raste të tjera, personat që kanë poseduar armë janë shoqëruar në polici. Nuk dihet se pse s’ka pasur asnjë të shoqëruar nga fisi Martinaj.

Ervis Martinaj u deklarua i zhdukur nga familjarët më 9 gusht të këtij viti. Ishte xhaxhai i tij Faik Martinaj që raportoi në polici humbjen e kontakteve të familjes me të nipin. Zhdukja e Martinajt erdhi pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilantit, në mbikalimin e Fushë-Krujës.  

Të fundit