Flash News

E-TJERA

Armën gati për qitje, parandalohet vrasja në Elbasan, shpallen dy në kërkim

Armën gati për qitje, parandalohet vrasja në Elbasan, shpallen dy

Është parandaluar ngjarja kriminale në Elbasan. Një 41-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Dy të tjerë, B. R., 23 vjeç dhe K. S., 22 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas i pajisur me armë zjarri, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve (me të cilin ishte konfliktuar para disa ditësh), kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e kësaj ngjarjeje kriminale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetin e Elbasanit, me qëllim parandalimin e kësaj ngjarjeje, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit që dyshohet se kishte planifikuar të kryente vrasjen.

Shtetasi B. R., 23 vjeç, banues në Elbasan, në pamundësi për të realizuar planin e tij, si rezultat i presionit policor në terren, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar. 23-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. B., 41 vjeç, banues në Elbasan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. R., 23 vjeç dhe K. S., 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i shtetasit B. R. për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale).

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijonë hetimet e thelluara, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit