Flash News

E-TJERA

Armët e gjetura në mjetin e djegur në Tapizë, ja ngjarja kriminale ku dyshohet se janë përdorur


Policia e Tiranës ka dhënë të tjera detaje në lidhje me armët e gjetura brenda një automjeti në Tapizë.
Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar që automjeti i gjetur të jetë përdorur në ngjarjen e datës 3 tetor 2025, ku është dëmtuar muri rrethues i banesës së Q. K.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, ku në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, u gjetën dy armë zjarri automatike dhe një krehër, brenda një automjeti tip “Peugeot”, të djegur plotësisht, bëjmë me dije se: Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky automjet dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur me datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, ku në murin rrethues të banesës së shtetasit Q. K. (i cili banon jashtë shtetit) janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga përdorimi i armës së zjarrit. Ngjarja e ndodhur është konstatuar ditën e djeshme pas hetimeve dhe verifikimeve intensive të kryera nga grupi hetimor. Punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Armët e gjetura në mjetin e djegur në Tapizë, ja ngjarja

Të fundit