Flash News

E-TJERA

Armina Mevlani reagon për protestën në PD, kërkesa që ka për Bashën

Armina Mevlani reagon për protestën në PD, kërkesa që

Armina Mevlani, e fejuara e djalit të Sali Berishës ka reaguar për protestën e zhvilluar sot para PD-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mevlani shkruan se nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë, kur demokratët nuk e duan.

Mevlani kërkon nga kryedemokrati Lulzim Basha që të tregojë dinjitet, ndërsa shton se ai nuk e njeh këtë fjalë. Sipas saj, opozita e vërtetë është dhunuar, ndërsa ajo "fallco" është mbështetur sot nga Policia e Shtetit.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga Policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota!

Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100”, shkruan Mevlani.

Armina Mevlani reagon për protestën në PD, kërkesa që

Të fundit