Flash News

E-TJERA

Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre dhe një shqiptar

Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre

Katër të dënuar janë arratisur nga një institucion mjekësor në Gjermani, ku trajtohen të burgosurit me probleme psikologjike ose varësia.

Mediat vendase raportojnë se ata janë arratisën mbrëmjen e së shtunës pak pas orës lokale 21:00. Katër pacientët e spitalit psikiatril BKH Lerchenhaid dyshohen se kanë kërcënuar fillimisht një punonjësit. Pas kësaj, janë larguar drejt Alburgut.

Policia lëshoi ​​një deklaratë, duke përfshirë përshkrime të hollësishme, foto dhe identitete të të katër të dyshuarve, si dhe informacione rreth veshjeve me të cilat janë parë për herë të fundit.

Të dënuarit përfshinin një shtetas boshnjak 31-vjeçar, dy 28-vjeçarë me shtetësi gjermane dhe një shtetas kosovar të moshës 27-vjeçare.

“Katër të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm,” tha policia, ndërsa të arratisur po kërkohen me helikopter dhe qen.

1. Denis Eler, boshnjak

Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre

31 vjeç

rreth 88 kg

rreth 178 cm i gjatë

muskuloz/i hollë

Shenja në vetullën e djathtë

flokë të zinj

mjekër e zezë (e plotë).

Tatuazhet: parakrahu i majtë, dora e djathtë, veshi i majtë

Sipas informacioneve aktuale, Denis Eler ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra të zeza

2. KÜHLBORN Moritz, gjerman

Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre

28 vjeç

85 kg

rreth 186 cm i gjatë

shtat i hollë

flokë të rruar (tullac)

Tatuazhe në të dy krahët/duart

Sipas informacioneve aktuale, Moritz KÜHLBORN ka veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza, të gjata sportive.

3. JIRIMIAS Angelo, gjerman

Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre

28 vjeç

rreth 65 kg

rreth 180 cm i gjatë

shtat i hollë

flokë bjonde të shkurtra.

Tatuazhet: parakrahu djathtas, krahu i sipërm majtas, në këmbën e majtë dhe të djathtë

Sipas informacioneve aktuale, Angelo JIRIMIAS ka veshur një bluze sportive me një kapuç në gri dhe atlete.

4. BEQIRI Zeqir, kosovar

Arratisen 4 të burgosur nga spitali psikiatrik në Gjermani, mes tyre

27 vjeç

rreth 70 kg

rreth 185 cm i gjatë

shtat normal

flokë të gjatë bionde të lidhura në bisht

Mjekër e plotë

Sipas informacioneve, Zeqir BEQIRI ka veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza.

Të fundit