Flash News

E-TJERA

Arratiset Alqi Bllako? Policia shkon ta arrestojë, por nuk e gjen në shtëpi

Arratiset Alqi Bllako? Policia shkon ta arrestojë, por nuk e gjen në

Alqi Bllako dyshohet se është arratisur nga Shqipëria pasi dorëzoi zyrtarisht mandatin si deputet i PS.

Pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, Bllako pritej të arrestohej nga policia sepse dyshohet se është i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve pas operacionit të SPAK.

Por, policia kur ka shkuar në shtëpinë e tij për të ekzekutuar urdhër arrestin, Bllako nuk ka qenë i pranishëm.

Policia deri tani nuk ka dhënë detaje se pse nuk është shoqëruar. Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa mesditën e sotme është shoqëruar në polici.

Ai është përfshirë në aferën për inceneratorin e Fierit dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit socialist. Përmes një letre dërguar Kuvendit, Bllako ka nënvizuar se mandatin e ka dorëzuar me vullnet të plotë dhe me bindjen se në përfundim të procesit gjyqësor do të dëshmojë pafajësinë për akuzat e ngritura.

 

 

 

Të fundit